Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtina zgjeron linjën 15 të Trafikut Urban, paralajmërohen edhe linja të reja (VIDEO)

NULL NULL
05.06.2026 13:00

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të zgjerohet linja 15 e Trafikut Urban, një projekt që synon përmirësimin e transportit publik për banorët e kryeqytetit.

Lidhur me këtë zhvillim ka folur edhe drejtori i Drejtorisë së Mobilitetit në Prishtinë Pëllumb Bajqinovci i cili tha se ky segment ka pasur rëndësi të madhe për banorët dhe studentët e fshatrave më të largëta të kryeqytetit.

Sipas tij, zgjerimi i linjës do të lehtësojë qarkullimin dhe do të ofrojë qasje më të mirë në transportin publik për qytetarët që çdo ditë udhëtojnë drejt qendrës së Prishtinës.

Ndërkaq, drejtori bëri të ditur se Komuna po punon edhe në krijimin e linjave të reja të Trafikut Urban, të cilat do të përfshijnë lagje të tjera të kryeqytetit që aktualisht nuk kanë mbulim të mjaftueshëm me transport publik.

Ai theksoi se këto projekte pritet të nisin gjatë këtij viti, me synimin për të rritur cilësinë e shërbimeve të transportit urban dhe për të përmirësuar lëvizjen e qytetarëve në të gjithë territorin e Prishtinës.

lajme të ngjashme