Policia jep detaje: Dy të lënduar në aksidentin në Prishtinë–Ferizaj NULL NULL 05.06.2026 12:58 05.06.2026 12:58 Dy persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti që ndodhi mbrëmë rreth orës 23:30, në rrugën Prishtinë–Ferizaj. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. “Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, njoftoi Ahmeti. Lidhur me rastin, Klankosova.tv kishte raportuar mbrëmë. Pamjet. Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj