Parada e Krenarisë në Prishtinë, organizatorët kritikojnë mospjesëmarrjen e figurave politike (VIDEO) NULL NULL 05.06.2026 12:39 05.06.2026 12:39 Parada e Krenarisë po mbahet sot në Prishtinë nën moton “Barazi ose Revoltë”, në kuadër të Javës së Krenarisë. Nga sheshi “Skënderbeu”, gazetarja Vesa Hoda raportoi për “Kosova Today” se parada ka nisur para pak minutash dhe ka nisur nga sheshi “Skenderbeu” e do të vazhdojë deri te Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ku janë paraparë aktivitete të tjera. Ajo bëri të ditur se Java e Krenarisë ka filluar më 1 qershor dhe do të përfundojë nesër. Sipas organizatorëve, ka pasur pakënaqësi për mungesën e figurave politike në këtë aktivitet. Ata thanë se kanë dërguar ftesa për përfaqësues politikë, por nuk kanë marrë përgjigje dhe as pjesëmarrje nga ta.