Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryetari i Mitrovicës së Veriut shoqërohet në Polici

NULL NULL
05.06.2026 10:54

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Ivan Zaporozhac, janë shoqëruar në Policinë e Kosovës.

Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Sipas raportimeve të “Kosovo Online”, ngjarja ka ndodhur pasi Inspektorati Komunal i Mitrovicës së Veriut ka shkuar sot rreth orës 10:00 në vendin ku ndodhet tabela “E dua Mitrovicën”, me qëllim heqjen e saj.

Më pas, Radojeviq dhe Zaporozhac janë shoqëruar në polici në kuadër të këtij rasti, i cili lidhet me dyshime për vandalizëm.

Ndërkohë, anëtarë të Listës Serbe janë mbledhur para stacionit policor atje./Klankosova.tv

lajme të ngjashme