Ardhja e superyllit: Katy Perry performon në Sunny Hill (VIDEO) NULL NULL 04.06.2026 20:34 04.06.2026 20:34 Katy Perry do të vijë në Kosovë me ftesë të Dua Lipës. Amerikanja do të ngjitet për herë të parë në skenën e festivalit Sunny Hill në Prishtinë. Lajmi për ardhjen e artistes ka ngjallur emocion edhe te publiku që mezi pret ta takojë, raporton Klan Kosova. Pa kaluar shumë kohë nga ky njoftim, lajmi u bë i bujshëm edhe në mediat botërore. Perry tashmë është njohur për publikun shqiptar pasi ka përkrahur një pjesëmarrës nga Peja në “American Idol” i cili interpretoi një këngë dedikuar Kosovës. Përveç kësaj, ajo në botë njihet edhe për hite globale dhe me shitjen e miliona albumeve. Por kjo nuk është e vetmja surprizë e këtij edicioni të Sunny Hill Festival. Organizatorët pritet të sjellin edhe emra të tjerë të mëdhenj të skenës ndërkombëtare, duke e kthyer Prishtinën në një nga qendrat më të rëndësishme muzikore në Evropë këtë verë që do të zgjasë 3 ditë nga 31 korriku deri me 2 gusht. Kronika sjell detaje: