Uran Ismaili: Qeveria e Kurtit po më sulmon sepse PDK-ja në Prishtinë është rritur si asnjëherë më parë, këtë s’po munden ta përballojnë NULL NULL 04.06.2026 14:28 04.06.2026 14:28 Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe numri dy në listën e kësaj partie, Uran Ismaili, në një video që ka ndarë në rrjetet sociale, ka folur për rritjen e PDK-së në Prishtinë dhe sulmet që po i bëhen nga pushteti aktual. Ismaili ka thënë se gjatë katër viteve të fundit synimi i tij politik ka qenë rritja e PDK-së në kryeqytet, duke theksuar se partia sot është forca e dytë në Prishtinë dhe se e ka tejkaluar Vetëvendosjen në Asamblenë Komunale. “Synimi im politik me e rritë PDK-në në Prishtinë, ku sot jemi forca e dytë dhe e kemi tejkaluar Vetëvendosjen në asamble, është arsyeja e sulmeve dhe propagandës së parreshtur të këtij pushteti ndaj meje. Por, aq sa është e sigurt se këtij pushteti po i vjen fundi, është edhe më e sigurt se mua nuk më ndal asgjë deri në fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Ismaili.