Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deliu-Kodra shpërthen ndaj qeverisë: Miliarda euro, por mungojnë rrugët dhe autostradat (VIDEO)

NULL NULL
04.06.2026 14:32

Kandidatja për deputete nga PDK, Blerta Deliu-Kodra, kritikoi qeverinë në detyrë për menaxhim të dobët dhe mungesë të projekteve kapitale.

Në emisionin “Kosova Today”, ajo foli edhe për situatën me pasojat në infrastrukturë dhe jetën e qytetarëve.

“Gjendja përgjithësisht është jashtëzakonisht e rëndë. Fatkeqësisht, ne po shohim edhe këto ditë të fundit se ka pasur një fushatë abuzuese, qoftë me të mitur. Ishte një vajzë e re që u shfrytëzua në formën më të ulët të mundshme në fushatën e fundit të Albin Kurtit, por edhe rasti i fundit me atë çështjen e ujit”, tha Deliu-Kodra.

Ajo përmendi se mungesa e projekteve infrastrukturore dhe mosrealizimi i premtimeve për qytetarët kanë bërë që vendi të ketë probleme të vazhdueshme në shërbime dhe zhvillim.

 “Kosova sot vuan për projekte kapitale, janë 20 miliardë euro të buxhetit të shtetit që janë premtuar nga kjo qeveri, ndërkohë që mungon rruga për Gjakovë, autostrada për Gjilan, autostrada për Mitrovicë dhe për Pejë gjithashtu”, tha Deliu-Kodra në Klan Kosova.

lajme të ngjashme