Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Platforma digjitale “Okarina e Shaqir Hotit” promovohet në Prishtinë

NULL NULL
04.06.2026 14:02

Në “Barabar Centre” në Prishtinë, sot prej orës 17:00, bëhet promovimi i projektit digjital “Okarina e Shaqir Hotit”, ku përfshihet jeta dhe veprimtaria e tij artistike.

Ky projekt synon të përjetësojë trashëgiminë e artistit të shquar, Shaqir Hoti, nëpërmjet një libri virtual, një galerie virtuale dhe do të bëjë përmbledhjen e të gjitha emisioneve që gjenden në internet.

Libri virtual do të përmbajë biografinë e artistit, informacione rreth veprave të tij muzikore, 85 këngë e valle dhe impaktin e tij në skenën muzikore.

Galeria virtuale do të prezantojë një koleksion të fotografive, videove dhe materialeve të tjera të lidhura me jetën dhe punën e Shaqir Hotit, si dhe ekspozimin e instrumenteve – foto 360, dhe audio incizimet. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme