Supremja: Kushtetuesja nuk e ka rrëzuar aktgjykimin për liberalizimin e tregut të energjisë NULL NULL 04.06.2026 13:47 04.06.2026 13:47 Gjykata Supreme e Kosovës ka dalë me sqarim pas raportimeve ku pretendohej se “Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vendimin e Gjykatës Supreme për tregun e lirë të energjisë dhe e ka kthyer çështjen në rishqyrtim”, duke njoftuar se nuk i referohen aktgjykimit të Supremes për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike. Ky institucion ka bërë të ditur se vendimi i Kushtetueses ka të bëjë me një aktvendim tjetër të Supremes, përmes të cilit ishte hedhur poshtë si e palejueshme padia e një paditësi, me arsyetimin se akti i kontestuar nuk përmbante elementet e një akti nënligjor normativ dhe, rrjedhimisht, nuk ishin plotësuar kushtet ligjore për shqyrtimin e tij në procedurë administrative, raporton Klankosova.tv Rrjedhimisht, aktgjykimi me të cilin ishte aprovuar padia administrative e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), mbetet një çështje e veçantë dhe nuk është objekt i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të cilin po raportohet. Me këtë aktgjykim, Gjykata Supreme kishte aprovuar si të bazuar kërkesëpadinë e OEK-së dhe kishte shpallur të paligjshëm dhe shfuqizuar nenin 8 të Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike, të datës 18 janar 2017 dhe nenin 2 të Udhëzuesit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë. /Klankosova.tv Liberalizimi i tregut të energjisë: Supremja godet ZRrE-në: E shkele ligjin! (VIDEO)