Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gara për votën: Çfarë do të mbahet mend nga fushata zgjedhore e 7 qershorit? (VIDEO)

NULL NULL
04.06.2026 13:27

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit, e cila nisi zyrtarisht më 28 maj dhe përfundon më 7 qershor në orën 06:59, është karakterizuar nga aktivitete të shumta të subjekteve politike në terren dhe në hapësirën publike.

Në emisionin “Kosova Today”, panelistët diskutuan se çfarë pritet të mbahet mend nga kjo garë zgjedhore, me fokus të veçantë te projektet dhe premtimet e prezantuara gjatë fushatës.

Një nga temat e diskutuara ishte projekti i ujitjes në fshatin Lupç, i promovuar nga ministri në detyrë, Armend Muja, dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Projekti, që parasheh një vadë ujitjeje me rënie të lirë për tokat bujqësore, u komentua gjerësisht për mënyrën e prezantimit.

Analisti Ardian Gaxherri e cilësoi këtë qasje si “mendësi varfanjake”, duke shtuar se fatkeqësisht një mentalitet i tillë vazhdon të jetë i pranishëm në shoqëri.

Ndërkaq, Azdren Shala bëri krahasime me civilizimet e lashta, duke thënë se “në krahasim me ata, këta janë primitivë”, duke kritikuar nivelin e projekteve të promovuara gjatë fushatës.

Edhe Shkumbin Kajtazi vlerësoi se rëndësia që po i jepet projektit është e tepruar, duke e krahasuar me “hapjen e ngushticës së Lupçit”.

Sipas tij, kjo tregon mungesë të projekteve më të mëdha dhe më domethënëse për t’u promovuar para qytetarëve.

Nga ana tjetër, Krenare Vokshi tha se fillimi i fushatës u përqendrua kryesisht te dy figura politike, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, duke bërë që fokusi i debatit publik të zhvendoset pikërisht te kjo dyshe./Klankosova.tv

Ndiqni diskutimin e plotë në “Kosova Today”:

lajme të ngjashme