Ky është artisti tjetër shqiptar që pritet të performojë në dasmën e Dua Lipës NULL NULL 04.06.2026 12:38 04.06.2026 12:38 Ky është artisti tjetër shqiptar që pritet të performojë në dasmën e Dua Lipës Dua Lipa dhe Callum Turner janë zyrtarisht burrë e grua. Këngëtarja shqiptare me famë botërore dhe aktori britanik kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni private të mbajtur të dielën në Marylebone Town Hall në Londër. Por, ceremonia civile duket se ka qenë vetëm fillimi, pasi festa e madhe e martesës pritet të organizohet gjatë ditëve në vijim. Klan Kosova mëson se në mesin e artistëve që pritet të performojnë në festën e martesës së Dua Lipës do të jetë edhe këngëtari shqiptar Besnik Çaka. Po ashtu, është raportuar se pjesë e programit artistik mund të jetë edhe Sinan Vllasaliu, një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare. /Klankosova.tv