Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele NULL NULL 04.06.2026 12:34 04.06.2026 12:34 Foto ilustruese - rrufe Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në territorin malor mbi fshatin Kopaçez, në Bashkinë Delvinë, në vendin e njohur si “Jomina”, ku dyshohet se një goditje rrufeje ka shkaktuar ngordhjen masive të një tufeje delesh. Sipas informacioneve paraprake, nga fenomeni natyror kanë ngordhur rreth 150 deri në 200 dele, të cilat i përkisnin dy vëllezërve barinj, Klement dhe Arianit Xhelili. Pamjet nga vendngjarja tregojnë dhjetëra krerë të shtrirë në kullotë, ndërsa dyshohet se tufat janë goditur gjatë kushteve të paqëndrueshme atmosferike, shkruan abcnews.al, raporton klankosova.tv. Ngjarja përbën një humbje të madhe ekonomike për familjen e blegtorëve, të cilët siguronin të ardhurat kryesisht nga aktiviteti blegtoral. Mësohet se veterinerët janë nisur drejt zonës për të kryer verifikimet dhe ekspertizën përkatëse. Autoritetet pritet të japin një raport zyrtar pas përfundimit të kontrolleve në terren.