Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjykata dënon të akuzuarën për sulm ndaj dy gazetareve

NULL NULL
04.06.2026 12:09

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtore Mirvete Baraliun për veprat penale të sulmit dhe kanosjes në rastin e sulmit ndaj gazetareve të lajmi.net, Fjolla Hyseni dhe Lindita Berisha.

Sulmi kishte ndodhur në prill të vitit 2024, dhe gazetaret kishin kërkuar trajtim mjekësor pas rastit, me Lindita Berishën që ishte shtatzënë në atë kohë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në një reagim tha se e mirëpret këtë vendim të shkallës së parë, dhe e sheh si fitore në avokimin e vazhdueshëm që sulmet ndaj gazetarëve të dënohen.

lajme të ngjashme