Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjakovë: Gjendet mjet i dyshuar shpërthyes, intervenon njësia për deminim e FSK-së

NULL NULL
04.06.2026 09:35
Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur të martën në Gjakovë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 3 qershor 2026 rreth orës 10:04, kur një patrullë policore gjatë patrullimit ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes deri në ardhjen e njësisë për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila ka ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin.

“Gjakovë / 03.06.2026 – 10:04. Është raportuar se patrulla policore gjatë patrullimit ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësia për deminim e FSK-së , te cilët kane ndërmarrë veprimet e nevojshme”, njofton PK. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme