Presidenti i Këshillit Evropian sot nis turin në vendet e rajonit, pasnesër viziton Kosovën NULL NULL 01.06.2026 09:50 01.06.2026 09:50 Nga sot, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të nisë një tur diplomatik në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në ditën e parë të vizitës së tij, ai do të ndalet në Sarajevë, ku do të takohet me liderë institucionalë të Bosnjë dhe Hercegovinës. Kurse, më 2 qershor, ai do të jetë në Tiranë për takime me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar dhe me studentët e Kampusit të Tiranës të Kolegjit të Evropës. Po atë ditë, Costa do të udhëtojë drejt Shkupit. Ndërsa, më 3 qershor, presidenti i Këshillit Evropian do të vizitojë Prishtinën, ku do të zhvillojë takime me liderë institucionalë dhe me drejtues të partive politike. Më pas, ai do të vizitojë Serbinë dhe Malin e Zi, me ç’rast më 5 qershor, Costa do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tivat. Tema qendrore e këtij samite do të jetë “Prosperiteti dhe stabiliteti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor”. Ky samit herën e fundit është mbajtur në Tiranë. /Klankosova.tv