07-shi nga Kosova mbërrin në Budapest për finalen e Champions League NULL NULL 30.05.2026 14:33 30.05.2026 14:33 Sonte është nata finale e Champions League ku do të përballen Paris Saint-Germain dhe Arsenal. Festa tanimë ka filluar ndërsa tifozë të shumtë kanë marrë rrugën për në Budapest për të shikuar finalen që zhvillohet në Puskas Arena nga ora 18:00, transmeton Klankosova.tv. Tifoz i Arsenalit nga Kosova E rrugën për në Hungari e mori edhe një tifoz nga Kosova, më saktësisht nga komuna e Gjakovës, me veturën e tij të dizajnuar special për skuadrën angleze, Arsenal. Intervistë me tifozin nga Kosova ka paralajmëruar edhe Drejtori i Sportit në Artmotion Arlind Sadiku, i cili do të jetë prezent të stadium.