Hakmarrja në Bregun e Diellit, ky është ‘Plaki’ që u plagos sonte dy vjet pasi tentoi ta vras një person NULL NULL 14.05.2026 23:08 14.05.2026 23:08 Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Ali Sokoli” në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë. Sipas burimeve të Klankosova.tv, rasti dyshohet të ketë lidhje me një hakmarrje. Burimet bëjnë të ditur se personi i plagosur, Harbin Vitija, i njohur me nofkën “Plaki”, kishte tentuar ta vriste një person para rreth dy vitesh. I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Prokuroria Themelore në Prishtinë aso kohe kishte kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit Harbin Vitija. Në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit thuhet se më 13 qershor të vitit 2024, rreth orës 21:20 në rrugën “Xheladin Hana”, për shkak të mosmarrëveshjeve me persona të panjohur e që njëri prej tyre ishte Z.G., me qëllim të hakmarrjes, tenton ta privojë nga jeta atë dhe personat të cilët dyshohet se banonin në banesën ku dyshohet se banonte./Klankosova.tv Një i plagosur nga të shtënat me armë në Prishtinë