Atletico Madridi arrin marrëveshje me Joao Gomes, transferimi drejt fundit NULL NULL 08.05.2026 20:55 08.05.2026 20:55 Atletico Madridi është shumë pranë një përforcimi të madh në repartin e mesfushës, pasi ka arritur marrëveshje personale me brazilianin e Wolves, Joao Gomes. Sipas raportimeve të Fabrizio Romanos, bisedimet mes klubeve gjithashtu kanë avancuar ndjeshëm dhe marrëveshja mund të mbyllet shumë shpejt. Mesfushori brazilian është i gatshëm të nënshkruajë me skuadrën e Diego Simeones, ndërsa operacioni pritet të kushtojë mbi 40 milionë euro, transmeton Klankosova.tv. 🚨❤️🤍 Atlético Madrid have reached a full agreement with João Gomes over personal terms! Deal advanced also between clubs with Wolves, talks underway about key details to get it done. All parties optimistic, as @TalkSport reported. Éderson deal with Atalanta, stalling. pic.twitter.com/EIAu6rODPY — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 8, 2026 Atletico kishte si prioritet Edersonin e Atalantas, por negociatat kanë ngecur pasi klubi italian kërkon 45 milionë euro për lojtarin, i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2027 dhe nuk planifikon rinovim. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit madrilenë kanë përshpejtuar lëvizjen për Joao Gomes, i cili tashmë shihet si alternativa ideale për mesfushën. Nga ana tjetër, Ederson vazhdon të mbetet një emër shumë i kërkuar në Premier League, me Manchester Unitedin që raportohet se e ka futur brazilianin në listën e pesë objektivave kryesorë për afatin kalimtar veror.