Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sensacion në Madrid? “Operacioni Mourinho” ka nisur, kontaktet direkte me trajnerin portugez

NULL NULL
08.05.2026 17:48

Real Madridi ka nisur kontaktet direkte me Jose Mourinhon për një rikthim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”, raportojnë mediet ndërkombëtare pranë klubit madrilen.

Sipas raportimeve, diskutimet mes palëve tashmë kanë filluar, pavarësisht mohimeve publike që janë bërë ditëve të fundit, transmeton Klankosova.tv.

Thuhet se Mourinho dhe stafi i tij janë në bisedime me drejtuesit e Real Madridit, ndërsa vendimi final pritet të merret nga presidenti Florentino Perez.

Në garë për të mbajtur trajnerin portugez është edhe Benfica, e cila është në dijeni të kontakteve me madrilenët dhe po pret zhvillimet e ardhshme. Megjithatë, sipas të njëjtave burime, gjithçka varet nga vendimi i Perezit.

Raportohet se nëse Real Madridi vendos ta shtyjë përpara këtë operacion, Mourinho është i gatshëm ta pranojë rikthimin në klubin ku kishte punuar nga viti 2010 deri në 2013.

Tashmë pyetja e madhe për tifozët madrilenë është: “Mou” rikthehet apo jo në “Bernabeu”?

lajme të ngjashme