Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Milani në mendime, Igli Tare mund të shkarkohet nga posti i Drejtorit Sportiv

NULL NULL
08.05.2026 16:28

Klubi italian, AC Milan nuk duket i bindur me punën e Drejtorit Sportiv, Igli Tare, gjatë dy afateve të fundit të merkatos, dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet në fund të sezonit.

Gazetari Nicolo Schira, ka raportuar për mundësinë e shkarkimit të Tares nga Milani, duke zbuluar edhe emrin e kandidatit që mund ta zëvendësojë shqiptarin në këtë post, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet fjalë për Toni D’Amico, aktualisht Drejtor Sportiv te Atalanta, i cili ka punuar më parë edhe te Verona.

Megjithatë, para çdo vendimi, Milani do të duhet të sqarojë situatën e Igli Tares, i cili u bë Drejtor sporti te klubi kuqezi në vitin 2025, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2027.

Në dy afatet e fundit të merkatos, nën drejtimin e Tares, Milani ka sjellë në skuadër lojtarë si Christopher Nkunku, Ardon Jasharin, Samuele Ricci, De Winter, Estupinan, Athekame, Adrian Cisse (i cili pritet të bashkohet në muajt e verës), Rabiot dhe Odogu, duke shpenzuar në total rreth 165 milionë euro.

Përveç tyre, transmeton klankosova.tv, në skuadër kanë ardhur edhe Modric me parametra zero dhe Fullhkrug në formë huazimi, duke rritur më tej forcën e ekipit pa shpenzime të mëdha për transferime.

 

lajme të ngjashme