Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ferrari del jashtë kontrollit, katër të lënduar në një aksident në Cyrih

NULL NULL
07.05.2026 16:40

Një aksident i rëndë në Birmensdorf, Cyrih, la katër persona të plagosur, përfshirë dy fëmijë.

Ngjarja ndodhi pak para orës 17:00 në Waldeggstrasse, kur një 52-vjeçar me një Ferrari 296 GTS me 830 kuaj fuqi humbi kontrollin e makinës, duke u përplasur ballë për ballë me një automjet tjetër, raporton Blick, transmeton Klankosova.tv.

Në makinën që u godit ndodheshin dy gra, 32 dhe 65 vjeç, dhe dy fëmijë, 6 dhe 11 vjeç, të cilët u dërguan në spital me lëndime të lehta deri të moderuara.

Policia kantonale e Cyrihut dhe prokuroria po hetojnë rastin për shkelje të shpejtësisë. Rruga mbeti e mbyllur deri rreth orës 19:30, ndërsa zjarrfikësit krijuan një rrugë të tërthortë për trafikun./Klankosova.tv

lajme të ngjashme