Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prapa grilave për vrasjen në Gjakovë, Prokuroria do kërkojë masën e paraburgimit për dorasin

NULL NULL
05.05.2026 12:05

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen e Rexhë Brahimaj është ndaluar për 48 orë.

Në njoftimin zyrtar theksohet po ashtu se brenda afatit ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Q.S, i dyshuari për vrasjen, është vetëdorëzuar në polici mëngjesin e sotëm.

Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë

lajme të ngjashme