Aida Doçi mes muzikës dhe mëmësisë: Të punosh dhe të jesh nënë është sfidë (VIDEO) NULL NULL 03.05.2026 14:32 03.05.2026 14:32 Këngëtarja e njohur, Aida Doçi sot ka qenë e ftuar në emisionin “SOL” në Klan Kosova, ku ka ndarë disa reflektime personale rreth jetës së saj, duke balancuar karrierën muzikore me rolin e nënës. Ajo tregoi se përvoja e lindjes së dytë ka qenë më e lehtë krahasuar me të parën, duke theksuar se eksperienca e fituar si prind ndihmon në shmangien e gabimeve të mëhershme. Sipas saj, kjo e bën rrugëtimin me fëmijën e dytë më të menaxhueshëm. “Gabimet që i ke bërë tek i pari, nuk i bën tek i dyti, kështu që është pak më e lehtë”, tha ajo. Megjithatë, artistja nuk e fshehu se kombinimi i angazhimeve profesionale me përgjegjësitë familjare mbetet sfidues. Ajo u shpreh se të qenit njëkohësisht nënë dhe aktive në punë kërkon shumë përkushtim dhe energji. “Me qenë edhe nënë edhe me punu është goxha e vështirë”, u shpreh këngëtarja./Klankosova.tv