Lamtumira e fundit për Astrit Dushin, kolegë e miq vlerësuan kontributin e tij në media (VIDEO) NULL NULL 02.05.2026 22:02 02.05.2026 22:02 Këtë të enjte u nda nga jeta Astrit Dushi, një nga figurat më të njohura në fushën e medias në vend. Ai ishte themelues i 18 radiove dhe tri kanaleve televizive, duke lënë gjurmë të rëndësishme në zhvillimin e sektorit mediatik. I angazhuar për vite me radhë në komunitetin mediatik dhe pjesë e Klan Kosova FM si koordinator, Dushi dha një kontribut të çmuar në këtë fushë. Lamtumira e fundit iu dha ditën e djeshme, ku për të ndjerin morën pjesë familjarë, kolegë dhe bashkëpunëtorë të tij, të cilët vlerësuan jetën dhe veprën e tij. “Prive” Klan Kosova sjell ceremoninë e varrimit. Ndiqni videon për më shumë: