Pas një pauze të ëmbël, Adelina Hasani rikthehet në ”SOL” këtë të diel (VIDEO) NULL NULL 01.05.2026 18:29 01.05.2026 18:29 Moderatorja e emisionit “SOL”, Adelina Hasani, ka paralajmëruar rikthimin e saj në televizion pas një periudhe të shkëputur për shkak të pushimit të lehonisë. Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” ajo ka ndarë me ndjekësit lajmin për rikthimin, duke e shoqëruar me momente të ëmbla pranë foshnjës së saj. “U ktheva, u ktheva”, tha Hasani, duke lënë të kuptohet entuziazmin për t’u rikthyer në ekran. Ndërkohë, mos e humbisni emisionin “SOL” çdo të diel nga ora 12:20./Klankosova.tv v