Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Malisheva mposht Gjilanin, ruan pozitën evropiane

NULL NULL
29.04.2026 17:56

Skuadra e Malishevës ka mposhtur Gjilanin në shtëpi, me rezultat bindës 3-1 në kuadër të xhiros së fundit të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Dy gola në pjesën e parë dhe një në të dytën, ia dhanë skuadrës vendëse sigurinë që të vazhdojë qetë pjesën e mbetur të ndeshjes.

Ndërkaq, Gjilani krejt çka arriti të bënte ishte goli i ngushëllimit që erdhi në minutën e 84-të.

Me këtë fitore, Malisheva ruan vendin e tretë me 49 pikë, pozitë kjo që çon në Evropë, ndërsa Gjilani është në vendin e pestë me 44 pikë.

Në xhiron e radhës në fundjavë, Malisheva i shkon në shtëpi Prishtinës, që është një pozitë më poshtë në renditje, me 45 pikë gjithsej. Gjilani ndërkaq pret Ferizajn e vendit të parafundit.

Krejt këto emocione mund t’i përjetoni përmes kanaleve sportive në platformën Artmotion. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme