Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime

NULL NULL
27.04.2026 19:22

Në ditën kur në Kuvendi ka mbajtur seanca plenare dhe të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth çështjes së presidentit, Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen në formë elektronike.

Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka marrë disa vendime.

Në njërin prej tyre është miratuar vendimi për zgjerimin e listës së mallrave në Aneksin A të ligjit për Tatimin e Normës së Akcizës në Kosovë.

Po ashtu, qeveria ka aprovuar listën e anëtarëve potencialë të Komisionit Shtetëror të Pranimit për Kategorinë e Lartë Drejtuese.

Në të njëjtën kohë, është miratuar në parim edhe nisma për Amendamentin Nr. 2 të marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimi Evropian, që lidhet me programin IPA 2019, pjesa e parë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme