Vedat Muriqi startues, Mallorca pas pak zhvillon ndeshje shumë të rëndësishme NULL NULL 25.04.2026 13:10 25.04.2026 13:10 Pas pak zhvillohet ndeshja e parë në La Liga për këtë të shtunë sportive. Duke nisur nga ora 14:00, Mallorca e Vedat Muriqit luan si mysafire e Deportivo Alaves në xhiron e 33 të sezonit në La Liga. Tashmë janë publikuar formacionet dhe “Pirati nga Kosova” do jetë sulmues i vetëm në formacionin 4-5-1 të Mallorcas. Ky duel ka rëndësi të madhe për dy ekipet që po luftojnë për mbijetesë. Mallorca është e 15-ta në rënditje me 35 pikë, kurse Alavesi ka 33 pikë dhe mbanë vendin e 18-të në tabelë. Ndeshja do transmetohet në Sport 3 me komentimin e Andin Lokajt.