Napoli “shkatërron” Cremonesen, fitorja më e thellë e sezonit NULL NULL 24.04.2026 22:46 24.04.2026 22:46 Napoli regjistroi fitoren më të thellë të sezonit 2025/26, duke mposhtur bindshëm Cremonese me rezultatin 4-0. Ndeshja u vendos që në pjesën e parë, ku napolitanët shënuan tre herë. Fillimisht realizoi Scott McTominay, më pas erdhi një autogol nga Terracciano, ndërsa Kevin De Bruyne vulosi dominimin me golin e tretë para pushimit, raporton Klankosova.tv. Në pjesën e dytë, Alisson Santos shënoi për 4-0, duke kompletuar një paraqitje spektakolare të vendasve. Në fund, McTominay pati mundësinë të thellonte edhe më shumë epërsinë, por gaboi nga pika e bardhë. Kjo fitore e thellë e mban Napolin në vendin e dytë në Serie A me 69 pikë, duke krijuar një diferencë prej tre pikësh ndaj AC Milan. Në anën tjetër, Cremonese mbetet në pozitë të vështirë dhe vazhdon të rrezikojë seriozisht rënien nga elita. Në xhiron e ardhshme, Napoli do të luajë në transfertë ndaj Como, ndërsa Cremonese do të përballet me Lazio.