Sa lexojnë deputetët e Kuvendit? (VIDEO) NULL NULL 23.04.2026 20:39 23.04.2026 20:39 Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, deputetët e Kuvendit të Kosovës u pyetën se sa lexojnë dhe kur është hera e fundit që kanë lexuar një libër. Xhavit Haliti i PDK-së nuk tregoi. Besnik Tahiri i AAK-së tha se libri që po e shoqëron së fundmi është “Qark i pambyllur burgjesh”, dhuratë kjo nga kolegu Enver Dugolli i Vetëvendosjes. E botimi “Si vdesin demokracitë”, Hykmete Bajramit të LDK-së, po i asocon me gjendjen në Kuvend. Për ministren Fitore Pacolli, përveç librit “Muzeu i Pafajësisë” nga Orhan Pamuk, kohën e fundit më shumë vëmendje po i marrin dokumentet zyrtare. Keq me lexim nuk ia lë as deputetja Duda Balje, veç se jo në shqip. Anise s’ka shumë kohë të lexojë, një tjetër shkrimtar të preferuar e ka Blerta Deliu e PDK-së. Ligjvënësit u apelojnë të rinjve kosovarë të lexojnë më shumë dhe të qëndrojnë larg teknologjisë. Ndiqni më shumë, në kronikën e bashkangjitur: