Ditë zie në Kosovë pas vdekjes së Rexhep Qosjes NULL NULL 23.04.2026 15:16 23.04.2026 15:16 Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme është shpallur si Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Kështu ka njoftuar ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, transmeton Klankosova.tv. “Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, ka shkruar ajo. Akademiku Qosja vdiq këtë të enjte në moshën 89-vjeçare dhe u varros në varrezat e Dragodanit.