Bordi i Paqes më 27 prill në Kuvend NULL NULL 23.04.2026 09:45 23.04.2026 09:45 Foto: Reuters Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë ka deklaruar se seanca plenare e 27 prillit nuk do të jetë për çështjen e presidentit. Ajo tha se në këtë mbledhje do të diskutohet anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes. “Do të doja të ishte ashtu, por ende jemi në pritje të një konsensusi sa i përket çështjes së presidentit”, tha ajo, transmeton Klankosova.tv. “Kryesia e Kuvendit vendosi që më 27 prill në orën 10:00 të mbajë një seancë të re, për t’i adresuar disa çështje shumë të rëndësishme, dhe në këtë drejtim është anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes”, u shpreh Haxhiu.