Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtëpia e Bardhë: S’ka afat të prerë për përfundimin e luftës me Iranin

NULL NULL
23.04.2026 08:51

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se nuk kanë një afat të prerë të përfundimit të luftës me Iranin.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar që Teherani ta japë një përgjigje “të unifikuar” ndaj propozimeve të SHBA-së për përfundimin e luftës dhe për këtë ai nuk ka vendosur ndonjë afat.

Trump e ka zgjatur njëanshëm armëpushimin me Iranin, i cili skadonte pikërisht të mërkurën.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar se presidenti amerikan po i ofron pak fleksibilitet regjimit Iranian.

“Kjo është një betejë mes pragmatistëve dhe zyrtarëve të vijës së ashpër në Iran në këtë kohë, dhe presidenti dëshiron përgjigje të unifikuar. Dhe, derisa ne po e presim përgjigjen, e kemi një armëpushim për operacionet ushtarake dhe sulmet kinetike”, ka thënë Leavitt.

Ajo ka shtuar se trysnia ekonomike dhe bllokada detare e SHBA-së mbeten në fuqi. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme