Faton Klinaku: Ai që e ofendon Hashim Thaçin, është tradhtar e bir tradhtari NULL NULL 22.04.2026 19:39 22.04.2026 19:39 Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK, Faton Klinaku, ka reaguar ashpër pas deklaratës së deputetit të Grupit Parlamentar të VV-së, Fatos Geci, ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Me një foto me Thaçin, të publikuar në profilin e tij, Klinaku i ka akuzuar rëndë ata që e ofendojnë ish-presidentin, raporton Klankosova.tv “Ai që e ofendon Hashim Thaçin, është tradhtar e bir tradhtari”. Një ditë më parë, Geci në Kuvend tha se Thaçi do të përballet me të njëjtin fat si Naim Murseli, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për planifikimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj. Nga kjo deklaratë u distancuan disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. /Klankosova.tv