Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Çka do t’i thoni Zotit në ditën e gjykimit?”, Gold Ag pas vendimit: Zoti e mëshiroftë Liridonën

NULL NULL
21.04.2026 14:23

Këngëtari Gold Ag ka reaguar pas dënimit ndaj Naim Murselit, Granit Plavës e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Liridona Ademajt.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar: “Në këtë botë u munduat të arsyetoheni, por çka do t’i thoni Zotit në ditën e gjykimit, atje ku Gjykatësi suprem është Zoti fuqiplotë?”, raporton Klankosova.tv.

Artisti ka përgëzuar gjyqtaren Fatime Dërmaku e cila edhe e shqiptoi dënimin.

“Zoti e mëshiroftë Liridonën, prindërit, fëmijët e familjen i bashkoftë me të në Xhenet. Të lumtë gjyqtare Fatime Dermaku”, ka shkruar ai.

lajme të ngjashme