Hamza: Vendi nuk duhet të mbahet peng nga interesat e ngushta partiake NULL NULL 20.04.2026 19:40 20.04.2026 19:40 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është deklaruar pas mbledhjes së Këshillit Drejtues. Hamza tha se Kosova po përballet me kriza të vazhdueshme politike të shkaktuara nga shumica parlamentare. Ai tha se PDK e konsideron të përmbyllur kontributin e saj për zgjedhjen e presidentit. “Partia Demokratike e Kosovës thekson se vendi nuk duhet të mbahet peng nga kalkulimet politike dhe interesat e ngushta partiake”, deklaroi Hamza. “Këshilli Drejtues vlerëson se PDK ka dëshmuar gatishmëri të plotë për të kontribuar në zgjedhjen e Presidentit të ri dhe në zhbllokimin e situatës, duke mbështetur mundësinë e një kandidati konsensual, pa asnjë kushtëzim apo kërkesë për përfshirje në bashkëqeverisje. Megjithatë, përkundër kësaj qasjeje konstruktive, mungesa e vullnetit politik dhe seriozitetit institucional nga ana e pushtetit aktual po e pamundëson përsëri zgjedhjen e Presidentit të ri. Rrjedhimisht, PDK e konsideron kontributin e saj në këtë proces të përmbyllur”, theksoi Hamza.