“Nuk është e lehtë me lënë ditarin e shenjtë”, Ferati emocionohet kur flet për pensionimin (VIDEO) NULL NULL 18.04.2026 10:37 18.04.2026 10:37 Këngëtari Mahmut Ferati, në një interviste në “Weekend” në Klan Kosova, ka njoftuar se ka publikuar këngën e tij të re “Ditari i Shkollës”, kushtuar pensionimit pas një karriere të gjatë në mësimdhënie në shkollën e muzikës. Ai shprehu emocionet e tij duke thënë se ky është një moment i vështirë për ta lënë pas një kapitull të rëndësishëm të jetës. “Duke e përcjell klipin po dalin shumë kujtime, shumë, si me i pa edhe një herë për së dyti, ato rrëfime që i kemi pas gjithë kohën në arsim. Nuk është e lehtë ta lesh një ditar të shenjtë, t’i thuash lamtumirë. Por duhet me i pranu këtu. Shyqyr që kam dal faqebardhë, ashtu siç i ka hije arsimit. Ai po ashtu foli për dinamiken e orëve të muzikës, që sipas tij, gjithmonë kanë qenë interesante dhe pa monotoninë e zakonshme. Si pjesë e përfundimit të këtij cikli, ai njoftoi se këtë vit do të mbajë një koncert jubilar për të festuar karrierën e tij. Ndiqeni videon për më shumë detaje: /Klankosova.tv