Dërgimi i FSK-së në Gaza, Maqedonci për AP: ShBA na ndihmoi në përgatitje NULL NULL 17.04.2026 12:34 17.04.2026 12:34 Foto: AP Kosova dëshiron të dërgojë ushtarë në një forcë ndërkombëtare për Gazën si shenjë mirënjohjeje për atë që paqeruajtësit e NATO-s bënë për sigurinë e saj që nga lufta e saj e vitit 1998-99 me Serbinë. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një deklarim për AP, ka thënë se Kosova, nga vend konsumues i sigurisë, po hyn në një fazë tjetër duke u bërë ofrues i sigurisë. “Vendi ynë ka qenë konsumues i sigurisë, në kuptimin që vende të NATO-s kanë kontribuuar ndaj sigurisë së Republikës së Kosovës. Sot po hyjmë në një fazë ku po bëhemi ofrues, ose eksportues i sigurisë”, deklaroi Maqedonci për AP, transmeton Klankosova.tv. Ai tha se kontingjenti i Kosovës do të përbëhet nga disa dhjetëra oficerë, përfshirë edhe nga njësitë e çminimit. Trupat do të ngarkohen me ofrimin e mbështetjes humanitare, asistencës së sigurisë dhe detyrave të tjera të përcaktuara nga mandati i forcës së Gazës, shtoi Maqedonci. “Aktualisht jemi në fazën përfundimtare të përgatitjeve”, tha ministri. Ai tha se një përfaqësues i ShBA-së ka ndihmuar me përgatitjen, duke përfshirë vaksinimin e trupave, lëshimin e vizave dhe rregullime të tjera teknike. AP thotë se Kosova aktualisht ka një forcë sigurie prej rreth 4,000 personash që po trajnohet për t’u bërë një ushtri e vogël profesionale e lidhur me NATO-n. Ndërkaq, muzikanti Milot Hoxha, 43-vjeç, përshëndeti planin e FSK-së për të marrë pjesë në misionin në Gaza. “Ne vetë kemi kaluar nëpër një tranzicion të tillë dhe çdo ndihmë e vogël për ne ka qenë shumë e rëndësishme”, tha ai. “Unë besoj se do të jetë e njëjta gjë për ta, se çdo lloj ndihme do të jetë pozitive. E mbështes fuqimisht këtë vendim”. Kuvendi i Kosovës sot po diskuton për dërgimin e trupave në Gaza. /Klankosova.tv