Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kajtazi: Thaçi mund të bëhet president i Shqipërisë (VIDEO)

NULL NULL
13.04.2026 13:30
Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung, konkretisht gazetarin Michael Martens.

Thaçi deklaroi se pret drejtësi nga procesi gjyqësor në Hagë, derisa thotë se garën politike e ka lënë pas.

Por, sipas gazetarit Shkumbin Kajtazi, ish-presidenti nuk do të rrijë duarkryq dhe do të synojë të jetë figurë unifikuese përtej politikës ditore.

Kajtazi tha se ka mundësi që Thaçi të jetë President i Shqipërisë.

“Nuk është ndonjë gjë e çuditshme. Vitet e fundit e kemi parë një afirmim të figurës së Thaçit në Shqipëri, në veçanti nga kryeministri Rama. Unë mendoj që kjo ka qenë një lloj përgatitjeje që kur të përfundojë mandati i z.Begaj, që është vitin e ardhshëm nëse nuk gaboj”, deklaroi Kajtazi në Klan Kosova.

Ai theksoi se ky njëherësh do të jetë edhe një formë bashkimi i shqiptarëve në momentumin kur Shqipëria pritet të hyjë në Bashkimin Evropian.

lajme të ngjashme