Si është Ludo si baba? Ish-finalisti rrëfehet nga Zvicra (VIDEO) NULL NULL 11.04.2026 21:43 11.04.2026 21:43 Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Ludo Lee, është rikthyer në vëmendje me një intervistë për “Prive” në Klan Kosova, ku ka folur për jetën e tij pas përfundimit të spektaklit. Edhe pse në fillim nuk ishte shumë i njohur për publikun, Ludo arriti të bëhet një nga personazhet më të komentuara të shtëpisë, duke iu afruar edhe finales së madhe. Gjatë qëndrimit në BBVK, ai u dallua për mënyrën e tij të qetë, krijoi miqësi dhe aleanca, por nuk munguan as debatet dhe momentet që tërhoqën vëmendjen e publikut. Sot, ai thotë se ndihet i lumtur me rrugëtimin e tij dhe me atë që ka arritur në jetë. Nga Zvicra, ku po qëndron aktualisht, Ludo iu është përgjigjur shkurt e drejtpërdrejt pyetjeve të “Prive”. Në intervistë, ai flet për përditshmërinë e tij, për rolin si baba dhe zbulon edhe disa detaje që publiku nuk i ka ditur më parë. Intervistën e plotë mund ta ndiqni në vijim: