Kushtrim Sheremeti: U befasova nga suksesi i serialit Mama Mia Llaperqino (VIDEO) NULL NULL 11.04.2026 13:43 11.04.2026 13:43 Aktori i njohur Kushtrim Sheremeti ka folur për jetën e tij personale dhe profesionale gjatë një interviste në emisionin “Weekend” në Klan Kosova. Ai ka ndarë disa detaje nga marrëdhënia e tij e veçantë me vajzat e tij, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve familjare dhe dashurisë që ndan me to. Gjatë intervistës, Sheremeti ka zbuluar edhe prapaskenat e serialit të njohur Mama Mia Llaperqino, duke treguar një moment emocional që ka ndodhur gjatë xhirimeve të pilotit. Ai ka përshkruar sesi në ditën e xhirimit të parë ka ndodhur një ngjarje e trishtë në jetën e tij, kur ka humbur axhën, duke e bërë të ndiejë një barrë emocionale të madhe. Pavarësisht kësaj, ai ka vazhduar me punën e tij me përkushtim, duke theksuar se nuk kishte mundur të parashikonte suksesin që seriali do të kishte. “Kur e kemi nis këtë seria me Naserin, realisht kemi pas me xhiru pilotin e aprë me një ditë që bash atë ditë më ka ndërru jetë edhe axha. Personalisht me Naserin nihemi jemi shokë, kemi qenë në fakultet bashkë. Nuk e kam pas fort ndjenjen se çka po bëjmë tek po bëjmë. Por jam mundu me bë punën time ndershëm e mirë. Por masandej kur e kam pa suksesin ka qenë e papritshme për mua në atë fazë. Por po besoj që njerëzit brenda këtij raporti dika gjajnë neper rrethin tonë, nëpër punën tonë”, tha Sheremeti, transmeton Klankosova.tv