Flick pritet të ndryshoj formacionin në ndeshjen ndaj Espanyolit NULL NULL 11.04.2026 12:25 11.04.2026 12:25 Barcelona është përpara një mundësie të artë për të thelluar diferencën në krye të La Ligës deri në nëntë pikë, në rast se arrin të triumfojë ndaj Espanyolit në derbin katalanas që zhvillohet të shtunën në mbrëmje. Megjithatë, sipas mediave spanjolle, tekniku Hansi Flick pritet të bëjë llogaritë me gjendjen fizike të futbollistëve të tij, pasi shumë shpejt skuadra do të përballet edhe me ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit, transmeton Klankosova.tv. Nga ana tjetër, Espanyoli po përjeton një formë të dobët, duke mos regjistruar ende asnjë fitore gjatë vitit 2026. Pavarësisht kësaj, skuadra pritet të hyjë me motiv maksimal në këtë përballje, pasi një fitore do t’i afronte ndjeshëm drejt sigurimit të mbijetesës. Te Barcelona pritet rikthimi i Frenkie de Jong, i cili mund të jetë një opsion nga stoli pas mungesës gjashtëjavore. Ndërkohë, kjo ndeshje vjen shumë herët për Marc Bernal, i cili bashkë me Raphinha dhe Andreas Christensen do ta ndjekin takimin nga tribuna në Camp Nou. Në mbrojtje pritet të ketë lëvizje, ku Ronald Araujo dhe Alejandro Balde mund të rikthehen në formacion, ndërsa situata e Pau Cubarsit mbetet e veçantë për shkak të pezullimit në ndeshjen e dytë ndaj Atletico Madridit. Në repartin e mesfushës, burimet si Sport dhe Mundo Deportivo raportojnë se Fermin Lopez dhe Gavi mund të aktivizohen për t’i dhënë pushim Pedrit. Në sulm, Ferran Torres pritet të vendoset si qendërsulmues, i mbështetur nga Roony Bardghji dhe Dani Olmo. Gjithashtu, sipas Mundo Deportivo, Lamine Yamal pritet të ruajë vendin në formacionin titullar, ndërsa Marcus Rashford mund të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës startuese. Një tjetër variant i mundshëm sugjeron se Dani Olmo mund të lihet pushim, ndërsa Marc Casado të marrë rolin e organizatorit në mesfushë.