Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pas Salahut, edhe një legjendë tjetër e Liverpoolit ikën në fund të sezonit

NULL NULL
09.04.2026 20:44

Mohamed Salah njoftoi para pak kohësh se do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni.

E të njëjtën gjë do ta bëjë edhe mbrojtësi i krahut, Andy Robertson, ka konfirmuar vetë klubi.

“Mund të konfirmojmë se Andy Robertson do t’i japë fund karrierës së tij me Reds në fund të këtij sezoni. Ai do ta bëjë këtë si një legjendë e Liverpoolit”, shkroi klubi në një njoftim.

Vetë Robertson tha se do t’i mbajë me vete kujtimet më të mira për klubin.

“Gjithmonë do t’i kujtoj kujtimet e mrekullueshme në këtë klub futbolli, të cilit ia kam dhënë zemrën dhe shpirtin për nëntë vjet dhe nuk kam shumë pendime”, tha Robertson. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme