Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy persona plagosen me armë në një restorant në Veternik

NULL NULL
04.04.2026 12:45

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në një restorant në zonën e Veternikut në Prishtinë.

Sipas burimeve të emergjencës për gazetaren e Klan Kosova, Arbreshë Uka, njëri i takon vitit të lindjes 1995 e tjetri 1999, dhe aktualisht ndodhen në gjendje stabile.

Pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën Emergjente dhe konsultimeve mjekësore, ata pritet të transferohen në repartin e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm./Klankosova.tv

lajme të ngjashme