Kur do t’i zhvillojë Kosova ndeshjet e radhës? NULL NULL 01.04.2026 17:50 01.04.2026 17:50 Kombëtarja e Kosovës ndeshjet e radhës zyrtare do t’i ketë në Ligën e Kombeve, ku në grupin G bën pjesë me Austrinë, Irlandën dhe Izraelin. “Dardanët” ndeshjen e parë do ta zhvillojë kundër Irlandës në “Fadil Vokrri” më 24 shtator të këtij viti. Kurse tri ditë më pas, skuadra e drejtuar nga Franco Foda do të jetë mysafire e Austrisë. Derisa kombëtarja përgjatë muajve tetor dhe nëntor, Kosova do t’i ketë edhe katër ndeshje tjera në Ligën e Kombeve. E shorti për kualifikimet për Kampionatin Europian 2028, do të hidhet më 6 dhjetor. Kurse ndeshjet do të nisin nga marsi i vitit të ardhshëm (2027). Kombëtarja ishte veç një hap larg kualifikimit në Kampionatin Botëror, por u mposht në shtëpi minimalisht 0:1 nga Turqia.