Tregu i zi: Çmimi i biletës për ndeshjen Kosovë-Turqi shkon deri në 500 euro (VIDEO) NULL NULL 30.03.2026 22:03 30.03.2026 22:03 Bileta për ndeshjen Kosovë – Turqi është malli më i kërkuar në vend, ndaj kjo ka bërë që të rritet çmimi i saj në tregun e zi. Për një grup prej katër persona duhet paguar deri në 1 mijë e 400 euro. E kur kërkesa është e madhe blerësit edhe mund të zgjidhen. Njëri që ka bileta në shitje thotë se ato mund t’i blejnë vetëm shqiptarët. E një tjetër me të cilin bëri pazar televizioni thotë se e ka çmimin më të arsyeshëm. Klani kontaktoi edhe një person që kishte vendosur shpalljen për shitje të biletave pa specifikuar tribunën. Por, me këto çmime në tregun e zi s’po pajtohen qytetarët e Prishtinës, të cilët thonë se këso situata po shfrytëzohen gjithmonë në momente të tilla. Biletat që dolën në shitje gjatë javës së kaluar nga Federata e Futbollit të Kosovës u shitën brenda një ore, ndonëse nuk ishte e definuar nëse Kosova do ta luante këtë finale. Një biletë nga jugu e veriu shitej 10 euro, kurse deri në 30 euro në perëndim. Por tani këto janë shumëfishuar, nga momenti kur Kosova siguroi finalen e së martës.