Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sadiku: Bratisllava po frymon shqip, shumë tifozë erdhën në përkrahje të Kosovës (VIDEO)

NULL NULL
25.03.2026 20:37

Kombëtarja e Kosovës do të përballet të enjten (26 mars) me atë të Sllovakisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të “play-off”-it të Kupës së Botës.

Drejtori i Sportit në Artmotion, Arlind Sadiku i cili ndodhet në Bratisllavë, tha se qyteti sonte po frymon shqip nga shqiptarët që kanë arritur në numër të madh për të përkrahur Kosovën para përballjes historike me Sllovakinë.

“Sonte Bratisllava po frymon shqip, gjithandej në qendër të qytetit ka një numër të madh të shqiptarëve që kanë ardhur për të përcjellur këtë ndeshje të rëndësishme të Kosovës. Është numër shumë i vogël i kapacitetit të stadiumit për të zënë të gjithë këta të interesuar që kanë ardhur nga e gjithë Evropa, pavarësisht se nuk kanë mundur të gjejnë bileta një numër i madh i tyre dhe janë duke kërkuar për të hyrë në stadium nesër për të përkrahur Kombëtaren e Kosovës”.

“Me vetëm dy fitore, Kosova mund të jetë në Kupën e Botës dhe vetëm të flitet për këtë, padyshim se ka qenë një sukses i madh i Kombëtares së drejtuar nga Fraco Foda. Foda e theksoi që do të mundohemi të bëjmë krenar popullin e Kosovës e dimë që do të jetë vështirë pasi Sllovakia është ekip shumë i vështirë që ka qenë i kualifikuar më parë në Kupën e Botës, por momentumi i Kosovës është i mirë. Kujtojmë që kemi mposhtur edhe Suedinë dhe Slloveninë kështu që pse të mos fitojmë edhe këto dy ndeshje për Kupën e Botës”, tha fillimisht Arlind Sadiku.

Tutje, ai sqaroi se të gjithë tifozët e Kosovës që kanë biletë jashtë sektorit të “Dardanëve”, do të lejohet të hyjnë në stadium, në të gjithë sektorët.

“Një informacion i rëndësishëm që vjen për ata që kanë blerë bileta jashtë sektorit zyrtar ‘Dardanët’, të gjithë do të kenë mundësi të hyjnë në stadium nëse posedojnë një biletë, pavarësisht që janë në sektorët tjerë”, tha Sadiku.

Kujtojmë që pas një fitoreje potenciale ndaj Sllovakisë, Kosova do të përballet me fituesin e duelit tjetër Turqi-Rumani me ç’rast do të mësohet edhe skuadra që do të sigurojë biletën për Kupën e Botës 2026. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme