Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryeziu: Dekreti i Presidentes është i saktë dhe duhet të shkojmë në zgjedhje (VIDEO)

NULL NULL
24.03.2026 18:55

Ish-gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur në lidhje me vendimin që pritet ta nxjerrë Gjykata Kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit nga presidentja Vjosa Osmani.

Ai u shpreh se nëse konsiderohet se është një çështje e ndërlikuar, atëherë mund të vazhdohet masë e përkohshme deri në tre muaj.

“Nëse e konsiderojnë se është problem i ndërlikuar, atëherë ata mund ta vazhdojnë deri në tre muaj masë të përkohshme. Sipas mendimit tim, kërkesa është shumë e qartë, dekreti është legjitim, sipas të gjitha gjasave, sepse është i sanksionuar me Kushtetutë. Presidentja nuk ka pasur alternativë tjetër, askush nuk ka treguar alternativë tjetër se si të veprojë”, tha ai.

Kryeziu u shpreh se dekreti i Presidentes është i saktë dhe sipas tij, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Sipas mendimit tim profesional dhe si njeri me përvojë që jam në këtë drejtim, dekreti i Presidentes është i saktë dhe duhet të shkojmë në zgjedhje, duhet të mblidhet partitë politike dhe ta caktojnë datën e zgjedhjeve”, tha ai./Klankosova.tv

lajme të ngjashme