PSG “blindon” trajnerin dhe lojtarët kyç NULL NULL 24.03.2026 15:39 24.03.2026 15:39 Paris Saint-Germain po vendos themelet e stabilitetit për projektin skuadrës në sezonet e ardhshme. Sipas mediave franceze, Luis Enrique ka arritur një marrëveshje për të vazhduar kontratën, duke siguruar mbështetje të plotë nga zyrtarët e skuadrës për sezonet e ardhshme. Gjithashtu, mesfushori Fabián Ruiz pritet të rinovojë kontratën, duke vazhduar edhe për disa vite si pjesë e “Princave”. Sipas mediave franceze, PSG poashtu synon të shmangë çdo spekulim në mërkaton verore mbi shitjen e lojtarëve, duke ruajtur “kockën” e ekipit të stabilizuar nga Luis Enrique.