Kancelari Stocker vlerëson rolin e diasporës kosovare në Austri NULL NULL 24.03.2026 10:31 24.03.2026 10:31 Kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker Kryeministri Albin Kurti, pranoi një letër urimi për mandatin e ri qeverisës nga kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker. Në letrën drejtuar Kurtit, Stocker i uroi kryeministri suksese në legjislaturën e re, veçanërisht lidhur me përparimin e vazhdueshëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, transmeton Klankosova.tv. “Austria ka qenë mbështetëse e Republikë së Kosovës që nga themelimi i saj dhe do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane”, thuhet në letrën e kancelarit Stocker. Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Stocker gjithashtu theksoi se në kohë gjeopolitikisht të trazuara, marrëdhëniet e forta ndërmjet dy vendeve dhe popujve janë më të rëndësishme se kurrë. Ai e vlerësoi lartë rolin aktiv të diasporës kosovare në Austri dhe bashkëpunimin e ngushtë ekonomik ndërmjet dy shteteve, ndërsa theksoi se mezi pret të takohet sërish me Kurtin. Kancelari Stocker, po ashtu e uroi kryeministrin Kurti me rastin e ditëlindjes së tij.